Avdijaj prezantohet te Vllaznia: Kam besim se mund të fitojmë titullin!
Albion Avdijaj ka dalë në konferencë për shtyp duke u prezantuar si afrimi më i ri i Vllaznisë. Ish-sulmuesi i kombëtares Shpresa ka theksuar se ka qenë prej 3 muajsh në kontakte me shkodranët dhe se zgjodhi Vllazninë për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me trajnerin Brdaric.
“Tirana? Nuk kam çfarë flas për çfarë ka ndodhur. E kam mbyllur këtë kapitur dhe nuk më intereson më. Të shohim përpara! E kam parë lojën e ekipit dhe duhet të tregoj veten. Me Thomas jam prej dy-tre muajsh në kontakt, e kam pasur profesor në ekipin e dytë të Wolfsburg.
Kështu që kam besim dhe s’kam ç’flas më shumë thjesht e tregoj në fushë. Nuk bëj premtime për gola. Kam besim se Vllaznia mund ta fitojë titullin sepse e di sesi punon profesori dhe shoh se janë ekip, që të gjithë bashkë duan të arrijnë diçka”, u shpreh Avdijaj.
KOHA JONË SONDAZH

