FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i Nejmar lajme të mira për Realin: Nuk ka klauzolë lirimi!

Markos Mota, një nga avokatët e Neymar, ka folur në një intervistë së fundmi për “Radio Globo” duke zbuluar se në kontratën e brazilianit me PSG-në nuk ka asnjë klauzolë largimi nga klubi francez. “Unë mund të garantoj se në kontratën e Nejmar nuk ka asnjë klauzolë lirimi, as për objektivat, as për përfundimin e sezonit si golashënuesi më i mirë”.

Nejmar nuk po arrin të gjejë në Paris lumturinë që kërkonte me nënshkrimin e tij për klubin e “Parc des Princes”. Të mërkurën ai u vërshëllye nga tifozët e tij në ndeshjen ndaj Dijon, teksa nuk lejoi Kavanin të ekzekutonte penalltinë dhe të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së.

Braziliani është një dëshirë e vjetër për drejtuesit e “Los Blancos”, të cilët nuk i kanë kursyer lavdet për të, dhe me tashmë me situatën e vështirë që po kalon Ronaldo, ai mund të jetë zgjedhja perfekte për sulmin e merengues. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?