FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Babai i Kylian Mbappe: Ja përse djali im nuk zgjodhi Real Madridin

Babai i Kylian Mbappe ka zbuluar se vazhdimisht ka pasur shumë takime me Zinedine Zidanen.

Bëhet fjalë kur tekniku francez drejtonte të rinjtë e Real Madridit por në momentin kur ai u bë bë asistent i Ancelottit ai nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’ia dedikuar talentit francez që tashmë e kërkon e gjithë Europa.

“Nëse Zidane kishte vazhduar të udhëheq Castilla, ndoshta do të kishim zgjedhur Real Madridin përpara Monacos”, u shpreh babai i Mbappes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kylian Mbappe u përfol shumë për një transfrim tek Real Madridi por talenti tashmë është shumë pranë PSG-së që nuk njeh limite në merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të Fair Play-it financiar, Mbappe fillimisht do të transferohet në Paris në formë huazimi, ndërsa në fund të sezonit klubi do të marrë plotësisht kartonin e tij duke paguar tek Monaco plot 180 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?