Bajerni perfekt në Bundesligë, Riberi dhe Rodriguez gola magjik (VIDEO)
Bajerni i Mynihut nuk ndalet në Bundesligë. Skuadra e Jup Hejkens po vijon me ritëm të frikshëm në kampionat, teksa viktima e radhës është Mainci.
Bavarezët zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 33-të, me Frenk Riberi, i cili godet mjaft mirë në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Ulrih. Ekipi i Hejkens dominon në pjesën e parë duke shënuar një tjetër gol në fundin e pjesës së parë. Korentin Toliso kroson në mënyrë perfekt për Rodirguez.
Kolumbiani stopon në mënyrë perfekte topin me gjoks dhemb pas godet duke e dërguar topin në rrjetë. Kjo është fitorja e 17-të për këtë sezon në 21 takime në total për Bajernin, që është 18 pikë para Leverkusenit. “Aspirinat” u ndalën në barazim të bardhë ndaj Freiburgut. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

