Bajerni shpartallon Hofenhejmin me përmbysje, Dortmundi ndalet nga Freiburgu i Abrashit (VIDEO)
Bajerni i Mynihut dhuron spektakël në ndeshjen e javës së 20-të ndaj Hofenhejmit. Skuadra bavareze ka bërë një përmbysje fenomenale me rezultatin 5-2 në “Allianz Arena”. Miqtë fituan një 11-metërsh që në minutën e 3-të, me Gnabrin, i cili gaboi nga pika e bardhë, por topi shkoi te Uth, i cili e kishte të thjeshtë për ta dërguar në rrjetë. Hofenhejm nuk ndalet me kaq pasi shënon dhe golin e dytë në minutën e 12-të.
Përgjigja e Bajernit nuk vonon, teksa në minutën e 21-të shënon golin e parë me Levandovskin. Pa kaluar as katër minuta më pas vjen dhe goli i dytë, i cili këtë herë realizohet nga Boateng me kokë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në pjesën e dytë në minutën e 63-të, pas një topi të bukur të Levandovskit me një veprim magjik në zonë, e dërgon topin në rrjetë. Në mbrëmjen spektakolare të Bajernit nuk mund të mungonte as Arturo Vidal, i cili realizoi një gol me kokë, ndërkohë që Vagner shënoi golin e pestë në kohën shtesë.
Dortmundi u ndal në një barazim, teksa këtë herë nuk i mjaftoi super goli i Kagavas dhe ai i Toljan. Freiburgu shënoi dy herë me Petersen. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

