Balaj dhe Roshi të pandashëm, skuqen të dy në Turqi (VIDEO)

Fundjavë për t’u harruar për Bekim Balajn dhe Odise Roshin. Dy lojtarët e kombëtares janë pjesë e Boluspor në divizionin e dytë të futbollit turk.

1-1 përfundoi ndeshja Boluspor-Bursaspor. Kasongo kaloi vendasit në avantazh në fundin e pjesës së parë pas një asisti të marrë nga Balaj. Sulmuesi shkodran u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të.

Balaj mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-t, duke lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Bursaspor përfitoi nga superioriteti numerik dhe gjeti golin e barazimit katër minuta më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 66-të u ndëshkua edhe Roshi me të kuq. Anësori i djathtë mori dy kartonë të verdhë brenda një minute, për faull dhe protestë kundër arbitrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?