FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balliu: Do të ishte endërr të debutoja me Spanjën ose Italinë, shqipja është gjuhë shumë e vështirë

Ivan Balliu ishte i vetmi lojtar nga 3 të rinjtë e grumbulluar, që nuk debutoi me Kombëtaren shqiptare në dy ndeshjet e luajtura ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Mirëpo, mbrojtësi i Metzit në kampionatin francez nuk e ka humbur besimin dhe shpreson që në njërën prej sfidave me Spanjën ose me Italinë të debutojë dhe të luajë sado pak minuta me fanellën kuqezi.

“Nuk luajta asnjë minutë në dy ndeshjet e para, por shpresoj që të luajë në dy ndeshjet e fundit. Do të ishte një ëndërr e bukur për mua të debutoja me Spanjën ose me Italinë. Këto janë ekipe të mëdha dhe është kënaqësi të luash kundër tyre. Shqipja? Po filloj të mësoj pak nga pak, por është shumë e vështirë”, ka thënë Balliu për mediat franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tregon edhe një herë bashkimin e tij me Shqipërinë dhe dëshirën që kishte De Biazi për ta grumbulluar. “Kisha kontakte me drejtuesit e Federatës për një kohë të gjatë dhe kur mora dokumentet isha i lumtur”, tha Balliu. Në fjalën e tij, ai motivon Metzin dhe thotë se shumë shpejt do të dalin nga momenti i vështirë, në të cilin ndodhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?