FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barazuan me Juven në Champions, Totenhem sot ndalet nga ekipi i Kategorisë së Tretë (VIDEO)

Totenhem pas barazimit në Champions ndaj Juventusit, ka marrë një tjetër rezultat 2-2 ndaj Roçdale, ekip i kategorisë së tretë angleze. Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Henderson në fundin e pjesës së parë. Pas pushimit Totenhem aktivizon edhe Dele Alin së bashku me Kejn, por Luka Moura do të barazonte rezultatin.

Në fund të takimit, Ali pengohet brenda zonës dhe arbitri akordon një penallti për miqtë që shndërrohet në gol nga Harri Kejn. Kur gjithçka dukej e mbyllur, ishte Devis që rivendosi barazimin. Skuadra e Mauricio Poketinos tani duhet të luajë një ndeshje kthimi në Uemblei për të kaluar në raundin tjetër të FA Cup.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?