FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona bën gati për 120 milionë euro për Koulibaly

Barcelona po përgatit një ofertë të frikshme prej 120 milionë eurosh për mbrojtësin e Napolit, Koulibaly sipas gazetës “Il Matttino”. Kjo është shifra që përflitet për këtë kalim të mbrojtësit nga Senegali tek klubi “blaugrana” në Katalunjë, që në rast se do të konkretizohej, do të ishte logjikisht një ofertë e pamundur për t’u refuzuar nga të kaltrit.

Me një shifër të tillë klubi italian do të kishte të shtuar mundësinë e financimit për investimet e së ardhmes në organikë. Klubi i De Laurentiis është duke menduar perspektivën me lëvizje që projektojnë emrat e disa lojtarëve, ndaj edhe pse do të ishte një largim i dhimbshëm, ai i senegalezit Koulibaly, për me tepër më këto shifra, do t’u jepte mundësi napolitanëve, të orientoheshin drejt emrave të mëdhenj që ofron merkatoja.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?