Barcelona blindon Pike deri në vitin 2022, i vendos klauzolë 500 mln euro
Barcelona ka zyrtarizur sot rinovimin e kontratës me Zherard Pike deri në vitin 2022. Mbrojtësi do të jetë 35 vjeç kur të përfundojë kontrata e re, teksa deri më tani ai ka fituar 25 trofe me klubin katalanas, 6 kampionate dhe 3 Champions.
Në 421 ndeshje, mbrojtësi spanjoll ka shënuar 37 gola deri më tani. Negociatat për rinovimin e kontratës janë bërë në sekret të plotë. Pike është një ndër liderët e skuadrës së katalanasve në vitet e fundit duke qenë një ndër pikat e referimit në mbrojtje së bashku me Maskeranon. Ky i fundit është larguar nga skuadra e Barcelonës, dhe për këtë arsye klubi blaugrana nuk kërkon që të humbasë një tjetër mbrojtës.
Klauzola e Pike për t’u larguar nga Barcelona do të jetë 500 milionë euro. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

