Barcelona e përjashton si mundësi, Real Madrid ofron 85 mln euro dhe Kovacic për Dybala-n

Arka e Barcelonës është plot pas largimit të Neymar që ka shokuar jo pak tifozë katalanas të cilët presin me padurim zëvendësuesin e 25-vjeçarit që kaloi te Paris SG për 222 mln euro.

Ndër objektivat e Barcelonës ishte edhe Paulo Dybala, por që së fundmi, sipas mediave spanjolle është zbehur së tepërmi si mundësi. Pesë herë kampionët e Europës po studiojnë me qetësi merkaton dhe në shënjestër janë dy futbollistë, Philipp Coutinho me të cilin thuhet se marrëveshja personale është arritur dhe me Liverpul po negociohet për një operacion që kap shifrën e 150 mln eurove duke përfshirë edhe bonuset.

1502096844C_29_articolo_1166055_upiImgLancioOriz
Emri i dytë është ai i Ousmane Dembele, nga Dortmundi. Për këtë lojtar duhen ende përpjekje dhe tratativa, pasi deri më tani është bërë vetëm oferta e parë zyrtare në dyert e klubit verdhezi. Katalanasit janë gati të derdhin plot 70 milionë euro, plus bonuse, për talentin francez, por duket se kaq nuk mjaftojnë për të bindur Dortmundin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi i lënë në harresë nga Barça, Real Madrid po përgatitet të hidhet në sulm për yllin juventin, Paolo Dybala-n. Madrilenët të cilët do të përforcoheshin shumë me ardhjen e argjentinasit, kërkojnë që më këtë lëvizje të godasin dyfish kundërshtarin e betur të “La Liga-s” duke i marrë një lojtar që ka gjasë të jetë yll botëror të cilët ata e lejuan t’ju ikte nga duart.
download
Sipas “Mundo Deportivo” Real Madrid do t’i propozojë Juventusit shumën e 85 mln eurove si dhe futbollistin Kovacic për të cilin thuhet se “zonja e vjetër” ditët e fundit ka shfaqur interesim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?