Barcelona fiton me përmbysje ndaj Sociedad (VIDEO)

Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Real Sociedadit me rezultatin 2-1. Ekipi katalanas mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sociedadit të vendit të parë dhe afrohet me kreun e renditjes.

Ndeshja nuk nisi mirë për ekipin e trajnerit Koeman që e pësoi nga Willian Jose. Gëzimi i miqve nuk zgjati shumë, pasi vetëm pas 4 minutash, Jordi Alba barazoi gjithçka.

Pjesa e parë solli dhe fitoren e Barces, pasi De Jong dërgoi topin në rrjetë për 2-1 pas asisit të Albës. Pjesa e dytë e ndeshjes nuk solli asnjë gol tjetër dhe Barcelona arriti të administronte rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?