Barcelona fiton me “poker” ndaj Granada-s, Messi shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Barcelona vijon ecurinë fantastike në La Liga, duke marrë fitoren e tretë radhazi. Katalanasit fituan me lehtësi 4-0 në transfertën ndaj Granada-s.
Ndeshja do të zhbllokohej nga një gol i dyshimtë i Griezmann, i cili shënoi nga pozicioni jashtë loje, por arbitri e cilësoi si të rregullt. Më pas skena është e gjitha për Lionel Messin, që shënoi dy gola të bukurnë harkun e 5 minutave.
Në pjesën e dytë kishte kohë edhe për një gol të dytë të Griezmann që kompletoi dopietën personale. Messi u kursye në 30 minutat e fundit, duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna.
Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e tretë me 34 pikë, 4 më pak se Atletico kryesuese, por këta të fundit kanë tri ndeshje me pak. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

