Barcelona fiton me vuajtje ndaj Osasunës (VIDEO)
Barcelona fiton minimalisht 1-2 në transfertën e Osasuna-s, në një ndeshje që rezultoi shumë e luftuar.
Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 45+1’, kur Kounde e dërgoi topin në rrjetë me goditje me kokë, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.
Në pjesën e dytë vendasit ia dolën që të barazonin me Avilan, por në minutën e 84’ Osasuna mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi Catena mori karton të kuq pasi tërhoqi Lewandowskin.
Barça fitoi penallti, që u ekzekutua më së miri nga Lewandowski në minutën e 86’, me polakun që shënoi golin e fitores për ekipin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

