Barcelona fiton miqësoren ndaj Milanit, vendos një “perlë” e Ansu Fatit (VIDEO)
Milani mbyll turneun amerikan me një tjetër humbje. Kuqezinjtë janë mposhtur 1-0 në sfidën miqësore të luajtur kundër Barcelonës.
Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe e mbushur me raste. Gjithsesi është Ansu Fati ai që vendos fatin e sfidës, duke shënuar golin e fitores për skuadrën blaugrana në pjesën e dytë me një goditje shumë të bukur në trekëndëshin e portës.
Xavi në këtë mënyrë merr sinjale pozitive nga ky prag sezon, ndërkohë që te Milani duket se ka ende punë me përshtatjen e blerjeve të reja.

KOHA JONË SONDAZH

