FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona fiton ndaj Bilbaos, Messi dhuron spektakël (VIDEO)

Barcelona merr 3 pikët e radhës në kampionat duke fituar 2-3 në transfertën e vështirë ndaj Athletic Bilbaos. Fillimi ishte i tmerrshëm për Blaugranat që u gjendën në disavantazh vetëm pas 3 minutash lojë. Inaki Williams konkretizoi një kundërsulm perfekt.

Reagimi i Barcelonës është i shpejt, me Pedrin që vendosi baraspeshën në minutën e 14-t. Më pas në të 38-ën, Lionel Messi shfrytëzon përgjumjen e mbrojtjes vendase duke realizuar një gol të thjeshtë për të.

Në minutën e 62-të, argjentinasi do të realizonte edhe golin e dytë personal, me të majtën e tij kirurgjikale. Në fund Muniain realizoi një gol sa për statistika. Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e tretë me 31 pikë, 7 më pak se Atletico Madrid (ka dy ndeshje më pak). /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?