Barcelona fiton në “frymën e fundit” ndaj Betis, vendos perla e Jordi Alba-s
Barcelona ka arritur të marrë një fitore në “frymën e fundit” ndaj Betis. në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit spanjoll. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Barcelona zhbllokon sfidën me Ansu Fati, por vendasit përgjigjen shumë shpejt dhe barazojnë shifrat me Nabil Fekir.
Jordi Alba i jep suksesin skuadrës së Xavit, pasi shënon në minutat shtesë të sfidës një gol fantastik me të majtën e tij magjike. Barcelona konsolidon pozitat në vendin e dytë të renditjes, ndërsa për Betisin komplikohet ëndrra Champions.
KOHA JONË SONDAZH

