Barcelona fluturon edhe më lart, me “treshen e artë” (Foto)
Barcelona fluturon edhe më lart se në fushën e lojës. Gjatë merkatos së dimrit, në kohë pauze të kampionati, lojtarët më të mirë katalanas kanë gjetur kohë të bëjnë një spot për sponsorin e klubit. “Qatar Airways”. Treshja e artë e Barcelonës, Luis Suarez, Neymar e Lionel Messi janë në qendër të këtij spoti. Por treshes sulmuese i është bashkuar produkteve “La Masia” edhe Gerard Pique e Andres Iniesta në një spot që zgjat 62 sekonda, mbi kompaninë ajrore që shtrihet në 140 destinacione të ndryshme të botës. Të shoqërua nga “Djemtë e Detit”, disa djem nga Katari, në video dëgjohet që ata të thonë se: “Qatar Airways janë krenarë që presin në bord FC Barcelona dhe uron pushime të mbara për të gjithë.” Spoti është realizuar edhe në plazhe të ndryshme të Havait, apo Brazilit.

