FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona kërkon Coutinho-n që në janar, Reali ëndërron Kane

Merkato e dimrit pritet që të sjellë shumë ndryshime në Spanjë. Dy objektivat e Barcelonës: Coutinho, i cili mund të vijë që në muajin janar, ndërkohë që Grizmann mund të jetë lëvizja e mundshme për merkaton e verës. Tifozët e Realit ndërkohë ëndrrojnë për ndonjë goditje të madhe.

Sipas një sondazhi të bërë së fundmi nga “Marca”, Harry Kane është zgjedhja e parë, ndërkohë që Hazard gjithashtu është një dëshirë e drejtuesve katalanas.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Le Soir”, babai i belgut Thierry Hazard ka qenë i qartë: “Eden ka refuzuar propozimin e Chelseat, për të parë nëse do të konkretizohet interesi i Real Madridit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas votimit të bërë nga “Marca”, listën e prin Harry Kane, i ndjekur nga Nejmar dhe Mbape. Te Barcelona pritet që të ketë largime, lëvizjet e mundshme janë Arda Turan dhe Aleix Vidal, të cilët pritet që të largohen për në Seria A, atje ku Inter, Milan dhe Roma janë të gatshëm për të bërë ofertat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?