Barcelona kërkon me ngulm transferimin e bomberit të Gironas

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, pasi Luis Suarez nuk mund t’i garantojë gjithë sezonin e mbetur. Largimi i Munir El Haddadi drejt Sevillas në fillim të ktij muaji, e ka bërë tepër të nevojshëm afrimin e një tjetër emri në Camp Nou, në mënyrë që të përdoret si zëvendësues i Luis Suarez, të cilit i nevojitet një frymëmarrje.

Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, ndërmjet tyre dhe ai i Alvaro Moratas nga Chelsea apo Fernando Llorente por për të dy propabiliteti i transferimit drejt Barcelonës është zbehur. I fundit që lakohet këto ditë është sulmuesi i Gironas, Cristhian Stuani.

32-vjeçari, po kalon një formë mjaft të mirë, duke qënë edhe golashënuesi i tretë më i mirë i La Ligës këtë sezon, me 12 gola në 15 ndeshje, statistika që e rendisin atë pikërisht pas yjeve të katalanasve si Lionel Messi dhe Luis Suarez. Klauzola e largimit për Stuanit arrin në shifrën e 15 milionë eurove, të cilin blaugranët janë gati që të paguajnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?