Barcelona “lë nam” në La Liga, mundet edhe Cadiz (VIDEO)

Barcelona vazhdon të vuajë në La Liga. Skuadra e Koeman ka pësuar humbjen e katërt në 10 ndeshjet e para, ndaj një kundërshtari shumë modest si Cadiz në shifrat 1-2.

Skuadra e ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll surprizoi katalanasit që në minutën e 8-të duke kaluar në avantazh me Gimenez. Në pjesën e dytë Barcelona barazoi falë një autogoli të shënuar nga Alcala.

Cadiz ndërkohë jo vetëm që nuk u dorëzua, por do të shënonte edhe golin e dytë me Negredon, i cili përfitoi nga një gafë e portierit Ter Stegen, i cili këtë sezon po gabon në disa ndeshje. Pas kësaj humbje Barcelona mban vendin e 7-të me 14 pikë, ndërkohë që Cadiz ka 4 pikë më shumë, por dhe dy ndeshje më shumë të luajtura. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?