FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona mbyll serinë e pabesueshme, shënonte të paktën një gol në 53 ndeshje

Disfata e rëndë 3-0 në “Stamford Bridge” ka lënë gjurmë të thella te Barcelona, duke vënë seriozisht në rrezik kualifikimin mes tetë ekipeve më të mira të Champions League. Nëse blaugranat nuk rikuperojnë, rrezikojnë të bien në fazën e “playoff”-it të shkurtit, një skenar që klubi dëshiron ta shmangë me çdo kusht.

Por përtej rezultatit, ndeshja në Londër shënoi fundin e një serie mbresëlënëse: plot 53 ndeshje radhazi ku Barcelonaa kishte shënuar të paktën një gol. Herën e fundit që katalanasit kishin mbetur pa shënuar ishte 15 dhjetori 2024, në humbjen 0-1 në shtëpi kundër Leganes, një rezultat që atëherë konsiderohej surprizë, pasi ekipi kishte nisur sezonin si një makineri thuajse perfekte.

Këtë herë, statistika u thye edhe për shkak të rrethanave: Barcelona luajti për afro 55 minuta me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Ronald Araujos me dy kartonë të verdhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 53 ndeshjet radhazi me gol, 33 prej tyre janë në La Liga, dhe seria në kampionat mbetet ende e hapur. Objektivi i radhës është thyerja e rekordit prej 37 ndeshjesh radhazi me gol, i vendosur nga Barcelona e Ernesto Valverdes në vitin 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ta arritur këtë, skuadra e Hansi Flick duhet të shënojë patjetër në sfidat e ardhshme kundër Alavés, Atletico Madrid, Betis, Osasuna dhe Villarreal, një provë delikate në një moment vendimtar të sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?