Barcelona merr një tjetër goditje, Coutinho 3 muaj jashtë fushave
Shtohen problemet për Barcelonën në startin e sezonit të ri. Klubi blaugrana ka humbur shërbimet e Felipe Coutinhos për 3 muajt e ardhshëm, teksa katalanasit konfirmuan shkallën e rëndë të dëmtimit për mesfushorin.
Coutinho, u dëmtua në ndeshjen ndaj Eibarit të martën dhe pas ekzaminimeve të para u kuptua që në fillim që bëhej fjalë për një dëmtim serioz. Braziliani iu nënshtrua këtë të shtunë dhe operimit në gju, i cili siç raportoi Barcelona shkoi mjaft mirë për lojtarin.
Sipas stafit mjekësor të Barcelonës, Coutinho do të jetë jashtë fushave të lojës për një periudhë 3 mujore. Klubi katalanas po vuan edhe mungesat e Ansu Fati, Pique, Umtiti dhe Sergi Robertos.
KOHA JONË SONDAZH

