Barcelona mund Sevillan dhe merr kreun, por humbasin Messin (VIDEO)
Barcelona ka fituar 4-2 ndaj Sevillas, duke rimarrë kreun e renditjes së La Ligas pas 9 javësh. Lajmi më i keq i ndeshjes erdhi nga dëmtimi që ka pësuar Leo Messi në pjesën e parë të takimit, me argjentinasin që ka qenë i detyruar të zëvendësohet në minutën e 26-të për shkak të një dëmtimi të pësuar në krahun e djathtë pas një rrëzimi të keq në fushën e lojës. Vendin e tij e ka marrë Ousmane Dembele.
Në minutën e 2-të, “pleshti” dha një pasim për Coutinho-n, i cili ka mposhtur portierin Vaclik me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës së rreptësisë. Dhjetë minuta më pas ka qenë vetë argjentinasi që ka shënuar golin e dytë pas një pasimi të bukur të marrë nga Suarez.
Uruguaiani ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë, duke realizuar golin e tretë të Barcelona-s në minutën e 63-të me penallti. Miqtë kanë reaguar 11 minuta para fundit, duke ngushtuar diferencat në 3-1 me Sarabia-n, por vendasit janë kundërpërgjigjur menjëherë me Rakitic, që ka shënuar golin e katërt për ekipin e Valverde. Në minutat e fundit ka patur kohë edhe për golin e dytë të Sevilla-s, që ka shënuar me Muriel.
KOHA JONË SONDAZH

