Barcelona në kaos, jep dorëheqjen presidenti Bartomeu

Josep Maria Bartomeu nuk është më president i Barcelonës. Pas mbledhjes urgjente të bordit të drejtorëve që është mbajtur pasditen e sotme, presidenti i klubit Blaugrana, Bartomeu ashtu edhe pjesa tjetër e drejtorëve  kanë vendosur të japin dorëheqjen.

Numri një i klubit katalanas shpresonte që të shtyhej ky vendim për zgjedhjet e reja edhe për shkak të pandemisë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Në zgjedhjet e reja do të kemi një president të ri, i cili mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?