FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona paralajmëron dy blerje të mëdha: Jemi në negociata…

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga fundi i merkatos, sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez ka paralajmëruar se katalanasit pritet të bëjnë një ose dy transferta të bujshme.

Në një intervistë për “Goal.com”, Fernandez konfirmoi se Barcelona është në negociata.

“Ne po negociojmë me disa lojtarë për mundësinë e përfshirjes së tyre në ekip dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje për të blerë një lojtar të ri. Ne kemi punuar për një kohë të gjatë dhe ndoshta vjen një lojtar ose dy lojtarë të tjerë sepse ne po negociojmë dhe mund ta gjejmë veten me një kornizë të favorshme për të sjellë një, ose ndoshta dy. Gjithkush e di se në çfarë situate është tregu dhe çfarë ka ndodhur, ekipet e dinë se çfarë është situata jonë, por fakti që ne kemi lëvizur shpejt na ndihmon të arrijmë një situatë të favorshme”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shitjes së Neymarit për 222 milionë Euro, Barcelona po kërkon të përforcohet duke afruar në skuadër lojtarë të mëdhenj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëse agjenti Jorge Mendes e mohoi, Angel Di Maria dhe Philippe Coutinho janë dy objektivat e mëdha të Barcelonës.

/ SYRi.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?