Barcelona rrezikon që të mos regjistrojë dot Gundogan
Që Barcelona ka probleme ekonomike, ky nuk është më një lajm. Një nga blerjet e kësaj vere, Ilkay Gundogan rrezikon që të mos regjistrohet për të luajtur me kampionët e Spanjës në La Liga.
Dhe nëse kjo nuk ndodh deri para datës 12 gusht, kontrata e mesfushorit rrezikon të anulohet. Klubi katalanas ka siguruar të ardhura pak kohë më parë nga shitja e një pjese të “Barça Media”. Megjithatë duket sikur paratë për zgjidhjen e çështjes së ish-kapitenit të Manchester Cityt nuk mjaftojnë.
Nëse regjistrimi i 32-vjeçarit dështon, atëherë atij do t’i lihet kohë deri në fund të muajit për të gjetur një skuadër të re. Rasti i Gundogan është i veçantë, pasi ndryshe nga lojtarët e tjerë të ardhur këtë merkato, gjermani ka një klauzolë që e lejon të kërkojë një ekip tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

