Barcelona sërish në gjyq me Neymarin, i kërkon brazilianit t’i kthejë 10 mln euro

Barcelona dhe Neymar nuk ka ndërmend që të ndalen me gjyqe. Klubi Blaugrana pretendon nga sulmuesi i Paris Saint Germmain të kthejë mbrapsht një shumë të konsiderueshme pasi kontrolli tatimor doli në përfundim se ai është mbipaguar dhe i duheshin mbajtur më shumë taksa gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Katalunjë.

Më konkretisht, sipas “El Mundo Deportivos” Barcelona e ka paditur Neymarin për shumën 10.2 milion euro, që braziliani duhet ta kthejë mbrapsht. Barça i ka paraprirë pretendimit ndaj lojtarit përmes një procesi gjyqësor për “mbipagim”.

Agjencia e Taksave ka njoftuar klubin se, nëse situata nuk rregullohet, do ta konsiderojë si donacion ndaj lojtarit shumën 10.2 milionë euro. Nga ana tjetër, duhet theksuar se Neymar, i cili tashmë nuk ka më interes për t’u kthyer te Barça dhe po negocion rinovimin me PSG-së, është individi me borxhin më të madh me Thesarin në Spanjë. Konkretisht, i i detyrohet 34.6 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?