Barcelona shënon tripletë, Lionel Messi “trishton” skuadrën

Skuadra e Barcelonës po luan aktualisht në kampionatin spanjoll përballë Sevijas duke fituar në shifrat 3-0, kur kanë mbetur ende 20 minuta loja.

Ekipi i trajnerit, Ernesto Valverde, shënoi 2 gola të shpejt në 12 minutat e para të lojës, por duket se kjo sfidë pavarësisht fitores në fund nuk do të lë shije të mirë. Autori i golit të dytë, Lionel Messi  ka lënë fushën e lojës i dëmtuar duke trembur kështu  drejtuesit e skuadrës dhe tifozët.

Pas një përplasje me kundërshtarin, argjentinasi ka pësuar lëndime në dorë e për pasojë ka lënë fushën e blertë.  Mediat aludojnë se Mesi mund të humbasë sfidën në Ligën e Kampionëve përballë Interit si dhe përballjen në “El Clasico”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?