Barcelona shkatërron Valencian dhe rimerr vendin e katërt të renditjes (VIDEO)

Barcelona mori një fitore të rëndësishme 1-4 në transfertën ndaj Valencias. Skuadra e Xavit e zgjidhi duelin që në fraksionin parë.

Ekipi blaugrana realizoi tre herë me anë të Pierre Emerick Aybameyang , i cili realizoi dopietë dhe Frenkie De Jong. Festë për ish-kapitenin e Arsenalit, i cili gjeti golat e parë në La Liga.

Carlos Soler shënoi për vendasit në pjesën e dytë, por goli i talentit Pedri në minutën e 63-të vulosi fitoren e Barcelonës, që i bashkohet Atletico Madrid në vend të katërt me 42 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?