Barcelona shmang turpin, kualifikohet pas 120 minutash ndaj ekipit të kategorisë së tretë (VIDEO)

Barcelona shmang turpin në kohën shtesë përballë Cornellas në Kupën e Mbretit. “Blaugranave” iu deshën plot 120 minuta lojë për të eliminuar këtë kundërshtare të kategorisë së tretë spanjolle me rezultatin 0-2 (Segunda Division B). Koha e rregullt plus 4 minutat shtesë u mbyllën pa gola, por duhet theksuar se “blaugranat” dështuan në dy raste të shënonin nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fundit e pjesës së parë gaboi Miralem Pjanic, ndërsa në të 80-tën Ousmane Dembele, që gjithsesi e shleu gabimin sapo nisi 15-minutëshi i parë shtesë, duke shënuar golin e parë që e kualifikonte Barcelonës, ndërsa në minutë ne 121-të realizoi Braithëaite. Skuadra e drejtuar nga Koeman shmangu një eliminim të turpshëm, siç u ndodhi dy skuadrave madrilene, Real dhe Atletico.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?