Barcelona “shterp” pa Messin dhe yjet e tjerë, barazon ndaj vendit të fundit (VIDEO)

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Huesca-s në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të kampionatit spanjoll.  Messi nuk ishte i grumbulluar për shkak të dëmtimit të pësuar ndaj Manchester United në mesjavën e kaluar. Ter Stegen ishte lojtari i vetëm nga ndeshja e fundit që e nisi nga minuta e parë.

Huesca, megjithëse në vend të fundit të La Liga-s, luajti ashtu siç duhet të luhet ndaj kryesuesve, pa frikë dhe duke dalë përpara sa herë u jepet mundësia.  Rastet më të mira i kishte Barcelona, por edhe vendasit rrezikuan disa herë portën e Ter Stegen.

Në fund, miqtë nuk arritën të zhbllokonin rezultatin megjithëse disa herë i shkuan shumë afër dhe duhet të kënaqen me një pikë. Me pikën e fituar, kampionët në fuqi shkojnë 12 pikë mbi vendin e dytë Atletico Madrid. Kjo ishte skuadra më e re e Barcelona-s (24 vite e 133 ditë) këtë sezon në La Liga.

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?