Barcelona shton interesimin për Cambiaso-n nga Juventusi
Barcelona ka rikthyer vëmendjen te Andrea Cambiaso, teksa interesimi për mbrojtësin e Juventus duket se po kalon nga faza e vëzhgimit drejt kontakteve konkrete për një transferim të mundshëm gjatë javëve në vijim.
Anësori italian prej kohësh pëlqehet nga trajneri i katalanasve, Hansi Flick, i cili e konsideron Cambiason një profil të përshtatshëm për filozofinë e lojës së skuadrës falë fleksibilitetit taktik dhe aftësisë për të interpretuar disa role në fushë. Tekniku gjerman, i cili së fundmi rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2028, e sheh futbollistin si një përforcim ideal për projektin sportiv të Barcelonës.
Sipas raportimeve, pas një kontakti fillestar me përfaqësuesit e lojtarit, pritet që Barcelona të ndërmarrë një hap më konkret me një ofertë zyrtare. Nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit, ndryshe nga qëndrimi i mbajtur një vit e gjysmë më parë ndaj interesimit të Manchester City, tashmë janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për mbrojtësin italian.
Situata financiare dhe sportive e klubit torinez mund të ndikojë ndjeshëm në vendim, sidomos në rast të mungesës së kualifikimit në edicionin e ardhshëm të UEFA Champions League, një skenar që konsiderohet gjithnjë e më i mundshëm. Ndërsa në të kaluarën Juventus kishte kërkuar rreth 70 milionë euro për lojtarin, aktualisht vlera e transferimit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro.
Cambiaso është i lidhur me Juventusin me kontratë deri në vitin 2029 dhe përfiton një pagë prej afro 2.5 milionë eurosh në sezon.
KOHA JONË SONDAZH

