Barcelona shuan dilemat: Kemi kontaktuar me Rabiot, por …

Për tu mbrojtur kundër çdo parregullsi të mundshme të kryera gjatë negociatave për nënshkrimin e Adrien Rabiot, Barcelona ka lëshuar një deklaratë.

Klubi katalanas ka pranuar se ka kontaktuar me mesfushorin francez, por mohon se ka arritur një marrëveshje me lojtarin.

“Para se të shfaqet lajmi në Francë, FC Barcelona deklaron se nuk ka shkelur ndonjë rregullore lidhur me nënshkrimin e lojtarëve të PSG. Kontaktet e vetme u zhvilluan në muajin gusht dhe një javë më parë. Në të dyja rastet, u bënë kontaktet me zyrtarët sportivë të PSG për të treguar interesimin e FC Barcelona për lojtarin Adrien Rabiot. Barcelona ka dashur gjithmonë të punojë me transparencën maksimale në marrëdhëniet me PSG dhe me ndonjë klub tjetër. FC Barcelona mohon ekzistencën e çdo lloj marrëveshjeje me lojtarin e PSG, Adrien Rabiot.”-mbyllet komunikata e klubit spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka arritur akordin me Rabiot, i cili po kalon muajt e fundit në “Parc des Princes”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?