Barcelona siguron shërbimet e super mesfushorit të Ajaxit

Barcelona ka plane të qarta për të ardhmen. Skuadra blaugrana ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Frenkie De Jong. Sipas “El Mundo Deportivos”, talenti është shumë pranë zyrtarizimit, teksa Barcelona do të paguajë plotë 75 milionë euro për ta rrëmbyer nga ekipi holandez.

Për De Jong interes të madh kanë shfaqur edhe Bayerni i Mynihut, Manchester United, Juventusi dhe PSG. Në moshën 21-vjeçare, talenti holandez është një nga talentet më premtues.

Transferimi në “Camp Nou” i mesfushorit do të ndodhë që në janar, pra zyrtarizimi i tij është çështje ditësh. Valverde kërkon një mesfushor kreativ, pasi Vidal dhe Arthur nuk e kanë bindur për të zhvilluar lojën që ai dëshiron.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?