Barcelonës i largohet një tjetër lojtar, testet mjekësore me klubin e ri
Arda Turan është futbollisti më i ri i ekipit turk, Galatasaray.
E përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” raporton se mesfushori turk do të kryej sot testet mjekësore me klubin e ri.
Turan nuk është pjesë e planeve të Ernesto Valverde dhe do të luajë në Turqi dy nga tre sezonet e mbetura të kontratës me Barcelonën.
Mesfushori Arda Turan nuk është grumbulluar me klubin katalanas për shkak të një dëmtim në këmbën e djathtë.
Pavarësisht se në shumë vende evropiane është mbyllur dritarja e transferimeve në Turqi po ndodh e kundërta pasi ende vazhdon të jetë e hapur merkatoja e verës.
/ SYRI.net

KOHA JONË SONDAZH

