FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bari 500 mijë euro për Memushajn, pritet përgjigja nga Benevento

Memushaj mbetet një nga objektivat kryesor të Barit në merkato e janarit. Vlonjati konsiderohet një lojtar me shumë përvojë, i cili mund të ndihmojë në objektivin për ngjitjen në Serinë A. Bari e konsideron të hapur pistën e mesfushorit shqiptar prej kohësh, por tani kjo pistë duket më e nxehtë se kurrë dhe drejtuesit barezë janë në sulmin final.

“La Gazzetta dello Sport” në Itali bën me dije se klubi puljez pret tani një përgjigje përfundimtare nga Benevento për ofertën prej 500 mijë eurosh për katonin e futbollistit shqiptar. Tashmë mbetet të shohim nëse Benevento do të pranojë propozimin e ri të klubit të Seria B. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?