Bartomeu sqarohet për skandalin: Gjithçka është shpifje!
Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka bërë një mbledhje me drejtuesit më të lartë të klubit, pas skandalit të shpërthyer ditën e sotme, sipas të cilit katalanët paguanin për të ulur popullaritetin e disa prej yjeve të ekipit.
“Klubi i Barcelonës nuk ka paguar asnjë kompani për të diskredituar lojtarë, ish lojtarë, drejtues apo ish drejtues të ekipit. Është gjithçka një shpifje dhe ne do të mbrohemi me të gjitha mënyrat, përfshi edhe ato ligjore”, ka thënë Bartomeu para drejtuesve.
Megjithatë Cadena Ser, që publikoi e para skandalin, deklaroi se disponon prova që gjithçka është e vërtetë, pasi kompania e kontraktuar nga Barcelona dispononte thuajse të gjitha llogaritë që komentonin kundër yjeve katalanë.
KOHA JONË SONDAZH

