Basket meshkuj/ Teuta debuton në Ligën Ballkanike, ndaj Bulteks objektiv vetëm fitorja

Teuta në basketboll për meshkuj debuton sonte në mbrëmje në Ligën Ballkanike. Bregdetarët do të tregojnë forcën përballë Akademik Bulteks në ndeshjen që do të nis në orën 19:00 në pallatin e sportit “Ramazan Jala”.

Djemtë e detit marrin pjesë për herë të parë në këtë kompeticion dhe synojnë të shkojnë sa më larg, ndonëse rivaliteti është tepër i madh dhe për më tepër iu mungon eksperienca. Gjithsesi drejtuesit kanë ofruar lojtarë si Endrit Hysenagolli dhe Genti Lasku që një sezon më parë u shpallën kampion me Tiranën. Ndërkohë është ruajtur grupin e sezonit të shkuar. Të besuarit e Slobodan Mimic pas fitores kundër Vllaznisë tentojnë të vijojnë me këtë ritëm edhe në kompeticionin ballkanik.

Për ta bërë këtë skuadra do të mbështetet te lojtarët e saj, si Erik Kopes, Endrit Hysenagolli dhe Kajer Mejer të cilët do të përpiqen të imponojnë veten te kundërshtari, por presioni i debutimin ndihet. Ndeshja ndaj bullgarëve do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Kosova. Interesi ka tifozët durrsak pritet të jetë i madh pasi marrin pjesë për herë të parë në këtë kompeticion dhe për më tepër drejtuesit kanë ndërtuar një ekip dinjitoz që synon çdo trofe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ligën Ballkanike marrin pjesë vetëm 6 skuadra në total, ku dy prej tyre janë nga Kosova, Prishtina dhe Bashkimi. Edhe ndeshjen e dytë Teuta e luan brenda dhe pret në shtëpi Bashkimin nga Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?