FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bastexhinjtë në Angli janë të bindur: Sançez përfundon te Siti në janar!

Dëmtimet e fundit të Gabriel Zhezus dhe Kevin de Bryne ndryshojnë merkaton e Mançester Sitit. Pep Guardiola është në kërkim të një bomberi për pjesën e dytë të sezonit, teksa emri më i përfolur është ai i Aleksis Sançez.

Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi kilian mund të largohet menjëherë në merkaton e janarit, madje bastexhinjtë janë shumë të bindur për këtë gjë.

Nga 3.00, koeficienti i transferimit të Sançez te Mançester Siti ka shkuar në 1.90, dhe për ata që nuk marrin vesh nga bastet, probabiliteti për transferimin bëhet edhe më i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsenali në rast të një largimi të mundshëm të Sançez e kanë gati zëvendësuesin e tij, i cili mund të jetë Aubamejang. Aq i sigurt duket ky transferim aq sa bastexhinjtë britanik kanë vendosur kuotën (1.17) për një transferim tëmundshëm të tij në Londër. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?