FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayern dhe Real barazim spektakolar në Mynih, ekipi finalist vendoset në Madrid

Bayerni dhe Real Madrid nuk shkojnë më shumë se një barazim spektakolar 2-2 në duelin e parë në “Allianz Arena”.

Bayerni e nisi më mirë ndeshjen duke krijuar shanse të shumta shënimi në 20 minutat e para, por fati nuk ishte në anën e tyre. Gjithsesi golin do ta gjente skuadra e Ancelottit, që do të zhbllokonte ndeshjen me Vinicius Junior pas një pasimi fantastik nga Toni Kroos.

Bayerni përmbysi gjithçka në pjesën e dytë ndaj Realit në harkun e 3 minutave. Në minutën e 53-të, Leroy Sane me një aksion të bukur personal e dërgon topin në cepin e portës duke shtangur portierin Lunin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gardiani i madrilenëve kishte jo pak faj në këtë rast. 3 minuta më pas do të ishte Harry Kane që do të shënonte nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Musiala.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutën e 83-të, Reali fitoi penallti, të cilën do ta kthente në gol Vinicius Junior. Në këtë mënyrë gjithçka do të vendoset në “Santiago Bernabeo”. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?