Bayern mbyll derën për largimin e Olise: I paprekshëm, nuk shitet
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, ka hedhur poshtë çdo spekulim lidhur me një largim të mundshëm të Michael Olise nga skuadra bavareze.
Mesfushori ofensiv francez po kalon një sezon të shkëlqyer në Mynih, duke tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve europianë. Së fundmi, mediat raportuan se Real Madrid është gati të ofrojë deri në 160 milionë euro për shërbimet e tij.
Megjithatë, në një deklaratë për ZDF, Eberl ishte i prerë, duke përjashtuar çdo mundësi transferimi.
“Olise është i paprekshëm. Nuk ka asnjë shans. Nuk e kemi menduar as për një sekondë. Për ne, nuk ekziston si opsion shitja e tij”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

