Bayerni bën gati 80 milionë euro për dy futbollistët e Gladbahut
Bayern Munich është duke menduar që të përforcojë ekipin me dy lojtarë të Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria dhe Florian Neuhaus, të dy në fushë në ndeshjen e Champions League kundër Inter-it. Një goditje e dyfishtë për sezonin e ardhshme, sipas Bild. Aktualisht, Borussia Dortmund po negocionin zgjatjen e kontratës me Zakaria-n dhe klubi është gati të përfshijë në marrëveshje një bonus.
Nëse negociatat do të dështojnë, Denis do të duhet të shitet në verë për të fituar diçka nga transferimi i tij. Nëse kjo ndodh, kosto r kartonit të tij do të jetë mbi 40 milionë euro. Transferimi i Neuhaus ka përafërsisht të njëjtin vlerësim.
Kontrata e 23-vjeçarit gjerman skadon në 2024-ën, por trajneri i Bayern-it, Hansi Flick, pret me padurim ta ketë në ekip. Në këtë sezon, 24-vjeçari Zakaria ka luajtur 4 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe nuk ka shënuar, ndërsa Neuhaus ka luajtur 15 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 3 asiste.
KOHA JONË SONDAZH

