Bayerni fiton me “poker” ndaj Koln, rimerr kreun e Bundesligës (VIDEO)
Bayern Munich ka arritur të fitojë me lehtësi 1-4 në transfertën ndaj Koln, duke dominuar nga fillimi deri në fund. Lewandowski, Coman dhe Gnabri e vulosën suksesin e bavarezëve që në 12 minutat e parë, duke realizuar 3 herë.
Në pjesën e dytë kishte vend edhe për një tjetër gol nga Gnabri, ndërsa vendasit realizuan golin e nderit me anë të Uth. Me këtë fitore, Bayern rimerr kreun e Bundesliga-s me një pikë më shumë se Leipzig i vendit të dytë, ndërsa Dortmundi mban vendin e tretë me 4 pikë më pak.
KOHA JONË SONDAZH

