Bayerni fiton me poker ndaj Werder Bremen, Kane debuton me gol (VIDEO)
Bayern Munich e nisi me “këmbën e mbarë” sezonin e ri të Bundesliga, duke marrë një fitore të madhe 4-0 ndaj Werder Bremen.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 4-t, kur pas asistit perfekt nga ana e Kane, Sane gjeti rrjetën dhe u dhuroi avantazhin miqve.
Me minutën e 9’ vendasit tentuan të kundërpërgjigjeshin dhe gjetën rrugën drejt rrjetës me Fullkrug, por goli u anulua për pozicion jashtë lojë.
Në minutën e 75-të Kane dyfishoi avantazhin e ekipit të tij. Në minutën e 90-të, Sane gjeti rrugën drejt rrjetës, duke e çuar rezultatin në 0-3, ndërsa në fund Tel realizoi golin e katërt.
Pas javës së parë të Bundesliga-s Bayern Munich qëndron në krye të renditjes me tre pikë, ndërsa Werder Bremen në vend të fundit me zero pikë.
KOHA JONË SONDAZH

