FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni fiton në “frymën e fundit” ndaj Leverkusenit, merr kreun e Bundesligës (VIDEO)

Bayern Munich ka arritur që të marrë një fitore me fat 2-1 ndaj Leverkusenit në super ndeshjen e javës së 13-të. “Aspirinat” u dorëzian vetëm në sekondat e fundit, duke i dhuruar bavarezëve fitoren.

Ishte një ndeshje shumë e bukur, me Patrick Schick që e zhbllokoi që në minutën e 14-t me një goditje spektakolare që la të shtangur portierin Neuer. Sulmuesi i talentuar do të shënonte sërish në minutën e 28-t, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Dy minuta nga fundi i pjesës së parë, Bayerni gjeti golin e barazimit me Lewandowskin që përfitoi nga një gabim i portierit dhe një prej mbrojtësve. Në pjesën e dytë rastet për shënim ishin të pakta, ndërkohë që kur dukej se gjithçka do të mbyllej në “paqe” Tah gabon gjithçka duke i dhënë mundësi Lewandowskit që të shënojë golin e dytë dhe të fitores. Bayerni merr kryesimin e Bundesligës me 30 pikë, dy më shumë se Leverkusen dhe Leipzig.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?