Bayerni i frikshëm, përmbysje epike me 5 gola në duelin e parë për vitin 2021 (VIDEO)
Bayern Munchen e ka nisur me “marshin e pestë” vitin 2021, duke arritur një fitore 5-2 ndaj Mainz. Ndeshja nisi keq për kampionët në fuqi të Gjermanisë, të cilët e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të dy golave. Mainz shënoi me Burkardt dhe Hack, por në pjesën e dytë duhet të përballeshin me uraganin “Bayern”.
Brenda 33 minutave, skuadra e Flick realizoi 5 herë. Kimmich, Sane, Sule dhe dy herë Lewandowski i dhanë bavarezëve suksesin e parë të këtij viti. Me këtë fitore, Bayern rimerr kreun e Bundesligës me 33 pikë, ndërsa Leipzig e ndjek me dy pikë më pak.
KOHA JONË SONDAZH

