FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni i pangopur, rrëmben trofeun e 5-të për vitin 2020 (VIDEO)

Bayern Munich nuk ka të ngopur me trofe në vitin 2020. Skuadra bavareze sonte në mbrëmje mori të pestin, pasi mundi në finalen e Superkupës së Gjermanisë Dortmundin në shifrat 3-2.

Sfida nisi më mirë për bavarezët që shënuan dy gola në gjysmë orë lojë. Fillimisht ishte Tolisso dhe më pas Muller që kaluan në avantazh të dyfishtë ekipin e Flick.

Dortmundi reagoi me Brand në minutën e 39-të, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë Haaland vendosi baraspeshën. Sulmuesi norvegjez humbi një shans të artë më pas përballë Neuer.  8 minuta nga fundi Bayerni shënoi golin e tretë dhe të fitores me Kimmich që e dërgoi topin në tentativën e dytë pas një gabimi të Delaney. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?