Bayerni kampione e Botës për herë të 6-të, mund në finale Tigres (VIDEO)
Bayerni në majën e botës. Skuadra e Flick ka arritur që të triumfojë në finalen e Botërorit të Klubeve, minimalisht 1-0 kundër Tigres. Bavarezët kompletojnë në këtë mënyrë një sezon spektakolar, ku triumfuan në Champions, kampionat dhe në Kupë.
Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në minutën e 61-të. Benjamin Pavard ishte në vendin e duhur pas një grushtimi, për të shënuar me portën e boshatisur.
Tolisso goditi shtyllën disa minuta më pas me një goditje nga distanca, ndërkohë që edhe Douglas Costa humbi një mundësi të mirë shënimi. Ky është trofeu i 6-të në Botërorin e Klubeve për Bayernin. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

