Bayerni “lodhet” me Tottenhamin, vendos ultimatum për Harry Kane
Bayern Munich deri më tani ka pasur një verë të gjatë në ndjekje të Harry kane. Skuadra Thomas Tuchel teksa bavarezët po vuajnë për një qendërsulmues prej kohës kur u largua Robert Lewandowski.
Por, pas tre ofertave që janë refuzuar më parë nga anglezët, Bayern ka vendosur një ultimatum për Tottenham. Gjermanët do të provojnë edhe njëherë të fundit brenda ditës së premte e në rast se Tottenham sërish do ta refuzojë ofertën, atëherë do ta kthejnë vëmendjen nga të tjera mundësi të merkatos.
Aktualisht, oferta e rekordmenëve gjermanë është 85 milionë paund ndërsa drejtuesit e Tottenham pretendojnë të paktën 100 milionë paund. Sipas “Daily Telegraph”, te Bayern janë lodhur dhe Spurs-at do të kthejnë për herë të fundit një përgjigje.
KOHA JONË SONDAZH

